Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Kamionistët paralajmërojnë zgjatje të protestës/ Radhë të gjata kamionësh në dogana, kundër sistemit të ri elektronik

schedule12:08 - 29 Janar, 2026

schedule 12:08 - 29 Janar, 2026

4 ditë pas protestës së paralajmëruar, shoferët e kamionëve të Ballkanit Perëndimor thonë që do e përshkallëzojnë qëndrimin e tyre nëse insitucionet e bashkimit europian nuk do të japin zgjidhje.

Kjo është situate në pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës, më e madhja në juglindjen e vendit që lidh Shqipërinë me Maqedoninë e Veriut, ku mjetet e tonazhit të rëndë vijojnë të qëndrojnë të bllokuara.

Shqipëria është e prekur po ashtu nga kjo protestë, e më konkretisht në pikën e kalimit kufitar të Hanit të Hotit dhe në Qafë Thanë, aty ku kamionët qëndrojnë në radhë të gjata.



Shoqata e kamionistëve të Maqedonisë së Veriut më herët paralajmëroi se protesta do zgjaste 7 ditë, por mund të shkojë edhe më tepër nëse nuk marrin zgjidhje.

Kjo shoqatë transportuesish në Maqedoninë e Veriut po vijon protesten në 10 pika kufitare, me pjesëmarrjen e rreth 370 kamionistëve. Ata protestojnë kundër zbatimit të sistemit të ri elektronik të hyrje-daljeve në zonën Schengen, duke kërkuar zgjatjen e ditëve të qendrimit .

Autoritetet maqedonase kanë shprehur mbështetje për shqetësimet e transportuesve dhe po kërkojnë zgjidhje, ndërsa protesta pritet të ketë ndikim të ndjeshëm ekonomik në rajon.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!