“Qafë-Thana e bllokuar”, Spaho publikon pamjet: S’ka borëpastruese, edhe pse paguhen 15 mln Euro

schedule21:35 - 14 Shkurt, 2021

schedule 21:35 - 14 Shkurt, 2021

Kryetari i grupit parlamentar të PD-së Edmond Spaho ka publikuar disa pamje, ku shfaqet Qafa e Thanës e bllokuar nga bora.

Përmes një postimi në “Facebook”, ai thotë se pas 24 orësh nga nisja e reshjeve, qeveria ka dështuar të sigurojë kalimin normal për makinat.

Sipas Spahos, borëpastruese nuk ka, edhe pse paguhen mbi 15 milionë Euro në vit.

Ne Qafe-Thane gjithçka eshte bllokuar. Edhe pas 24 oresh nga nisja e reshjeve, qeveria ka deshtuar te siguroje kalim normal per makinat. Maunet jane bllokuar prane doganes. Borepastruese nuk ka, megjithese paguhen mbi 15 milione euro ne vit per mirembajtjen e rrugeve.

Kjo qeveri na ka lene ne vendnumero, njesoj siç ka lene keto maune, njesoj siç la mbreme ne rruge mijera njerez ne te gjithe vendin. Nuk krahasohemi dot as me Maqedonine e Veriut, ku gelojne borepastrueset dhe rruga eshte lehtesisht e kalueshme.

8 vjet deshtime jane mjaft! Kjo qeveri na ka lene ne balte dhe ne duhet ta largojme! Ne 25 Prill, Edi Rama humb, Shqiperia fiton!”, ka shkruar ai krah videos.l.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!