Të favorizuar nga kushtet atmosferike, një numër i lartë vizitorësh vendas dhe të huaj, kanë zgjedhur të kalojnë fundjavën në Parkun Kombëtar të Qaf Shtamës duke shijuar freskinë e natyrës dhe bukuritë e saj.
Shtigjet e ngushta dhe bimësia karakteristike e lartë si ajo e pishave ja shtojnë akoma më shumë bukurinë mahnitëse dhe panoramike kësaj zone.
Vizitorët shprehen të mahnitur nga pamja piktoreske, disa prej tyre të rikthyer për të disatën herë për të shijuar këtë mrekulli të natyrës. Vizitorët e huaj përtej bukurisë natyrore, të kënaqur mbeten me gatimet tradicionale shqiptare.
Qaf Shtama ruan vlerat e turiznit gjithevjetor, ndersa ka rritje te ndjeshme te vizitoreve nga viti në vit.
Qafë Shtama mbetet destinacioni ideal për të gjetur qetësi, larg zhurmave, ndërsa sezoni turistik pritet të sjell më shumë vizitorë në ditët në vijim./abcnews.al

