Qafë-Shtama kthehet në destinacion të preferuar për qytetarët

schedule15:36 - 14 Gusht, 2021

schedule 15:36 - 14 Gusht, 2021

25 km larg qytetit të Krujës, Qafë-Shtama është një nga parqet e preferuara për vizitorët.

Pyjet, ajri i pastër, ushqimi i freskët dhe tradicional dhe mbi të gjitha uji i pijshëm  i kësaj treve, është i veçantë.

Temperaturat e larta u kanë dhënë mundësi turistëve të vizitojnë dhe shijojnë masivin pyjor prej 2 mijë hektarësh.

“Parku është shumë i mirë, i freskët, natyra, uji,” thotë një qytetar.

Panorama është spektakolare.  Pika më e rëndësishme është kroi  i Nanës Mbretëreshë rreth 1100 metra mbi nivelin e deti. Mban këtë emër për nder të Sadije Toptanit, të ëmës së Mbretit Ahmet Zogu.

Përveç natyrës, shumë qytetare  e shfrytëzojnë këtë zonë edhe për kurim.

“E para është klima, freskia. E dyta është uji. Ka lule,” thotë një qytetar.

Problem sipas një turisti është edhe amortizimi i rrugës.

“Si perlë e meriton, por është lënë pas dore,” thekson qytetari.

Qafë-Shtama shërben si urë lidhëse midis zonës së Krujës dhe luginës së Matit në very, ndërsa në jug kufizohet me liqenin  e Bovillës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!