Qafë Shtama, e preferuara e turistëve/ Parku vizitohet në çdo stinë të vitit

schedule15:54 - 17 Nëntor, 2024

schedule 15:54 - 17 Nëntor, 2024

Parku kombëtar i Qafë Shtamës është një ndër më të vizituarit në vend. Në cdo stinë të vitit, të huajt dhe shqiptarët preferojnë bukuritë natyrore. Shtimi I vizitorëve ka kthyer vëmendjen, duke bërë që emigrantët të investojnë në bujtina.

Rreth 25 km nga qyteti i Krujës, parku kombëtar i Qafë Shtamës është një ndër më të vizituarit në vend, për bukuritë e veçanta natyrore që ofron, të maleve të larta që shtrihen mbi 1700 metër mbi nivelin e detit.

Kroi i Nënës Mbretëreshë është një pikë referimi për çdo vizitor. Ky krua është në listën e monumenteve të natyrës.

Moti i favorshëm me diell dhe temperatura të përshtatshme për të ekspolorruar natyrën ka shtuar numrin e vizitorëve në parkun e Qafë Shtamës këtë fundjavë.

Shtimi i numrit të vizitorëve gjatë viteve të fundit ka nxitur vendasit të investojnë. Një prej tyre është edhe Bukurosh Balliu, i cili u kthye nga emigrimi për të ndërtuar një bujtinë në Qafë Shtamë.

Parku kombëtar i Qafë Shtamës preferohet të vizitohet në çdo stinë të vitit. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!