Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Pyetjet epike të Xhelal Mziut, çfarë zbuluam gjatë videos “live” të Lulzim Bashës?

schedule19:55 - 6 Shkurt, 2020

schedule 19:55 - 6 Shkurt, 2020

Këtë pasdite nga zyra e tij, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha i është përgjigjur pyetjeve të qytetetarëve live në Facebook-un e tij.

“Po të dëgjoj” është fushata më e re e ndërmarrë nga kreu i PD.

Gjatë komunikimit të tij Basha është ndjekur nga audienca të ndryshme. Ajo që vumë re është se kreu i PD ndërsa komunikon live me qytetarët ndiqet nga fillimi i bisedës deri në fund, nga personazhe të ndryshëm.



Ervin Koçi ish-deputet i Partisë Socialiste, tashmë Kreu i AMF (Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare) ka ndjekur videomesazhin e kreut të opozitës nga fillimi deri në fund.

Po ashtu epike ishte edhe pyetja e ish-kreut të Bashkisë Kamëz Xhelal Mziu i cili nuk ka hezituar të pyesë kreun e PD:

“Zoti Basha, sa do rritet rroga e një punonjësi, pensioni, dhe ndihma ekonomike”, ka pyetur Mziu tashmë në cilësinë e një qytetari të thjeshtë dhe jo më si përfaqësues nga radhët e PD të cilët janë të informuar për programin që PD ofron.

Por ish- kryebashkiaku i Kamzës nuk është ndalur me kaq. Më tej ai ka pyetur Bashën:

“Zoti kryetar, cili është plani juaj që të riktheni rininë nga emigracioni?”, shkruan Mziu.

 

Edhe deputetja e PS Blerina Gjylameti nuk e ka mposhtur dot kuriozitetin për të ndjekur videomesazhin e kreut të PD.

Gjylameti tashmë e tërhequr paksa nga strukturat drejtuese në PS, e ka ndjekur deri në fund komunikimin e Bashës me qytetarët.

Më tej gjatë vëshgimit të ABC News vumë re se ndjekës gjithashtu i videomesazhit të Bashës ishte Deputeti i opozitës parlamentare, i cili pranoi mandatin për të qenë pjesë e Kuvendit, Korab Lita.

Duket se Lita edhe pse doli jashtë vijës politike së Partisë Demokratike është tepër i interesuar se cfarë thotë ish-kryetari i tij.

Valbona Mezini, me herët anëtare e kryesisë në PD dhe më pas kritike e ashpër e Lulzim Bashës, më pas kandidate për kreun e bashkisë Vlorë si propozim i Bindjes Demokratike, është një tjetër ndjekëse e videomesazhit që ka përcjellë kreu i PD Basha ditën e sotme.

Me sa duket Partia Demokratike dhe kryetari i saj Lulzim Basha ka rritur audiencën jo vetëm nga radhët e simpatizantëve të saj, por edhe nga ish-anëtarë të saj, e për më tepër edhe nga përfaqësues të partisë kundërshtare, Partisë Socialiste./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!