Pyetje-përgjigje: Çfarë duhet të dini rreth vaksinës AstraZeneca

schedule14:14 - 17 Mars, 2021

schedule 14:14 - 17 Mars, 2021

AstraZeneca është pezulluar nga shumë vende të botës pasi shumë pacientë kanë pësuar mpiksje gjakut pas injektimit.

Por ka edhe disa vende që pavarësisht rasteve të tilla nuk e kanë ndërprerë procesin e vaksinimit me AstraZeneca, edhe një prej tyre është edhe Greqia.

Në një takim dje, Komiteti Kombëtar i Vaksinimit, pasi shqyrtoi të dhënat e disponueshme deri më tani, pas pezullimit të përkohshëm paraprak të vaksinave në vendet e tjera, rekomandoi që të vazhdohet vaksinimi me këtë vaksinë bazuar në vlerësimet nga Agjencia Europiane e Barnave (EMA) dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë.

“Derisa Agjencia Europiane e Barnave të japë një deklaratë të dytë, ne do të vaksinojmë popullsinë tonë më të gjitha vaksinat që Europa ka miratuar, theksoi dje Ministri i Shëndetësisë V. Kikilias (SKAI) duke shtuar se : “Unë do të rekomandoja që të gjithë të ruajnë qetësinë, kini kujdes për mënyrën si si interpretoni gjërat veçanërisht për një çështje kaq serioze si vaksinimi “.

Diskutimi që ka filluar në lidhje me vaksinën AstraZeneca, sipas sekretarit të përgjithshëm të Kujdesit Shëndetësor M. Themistokleous, kishte një ndikim sado të vogël  në skepticizmin e qytetarëve për t’u vaksinuar.

Nga ana e saj, presidentja e Komitetit Kombëtar të Vaksinimit, Maria Theodoridou, duke folur për raportet e mjekëve se qytetarët marrin antikoagulantë përpara se të bëjnë vaksinën AstraZeneca, e karakterizoi këtë veprim të gabuar dhe u bëri thirrje qytetarëve të vaksinohen.

Sidoqoftë, pezullimi i vaksinës në vende të ndryshme të BE-së ka ngritur pyetje tek njerëzit që kanë marrë tashmë dozën e parë të vaksinës AstraZeneca në lidhje me rrjedhën e vaksinimit. Këtyre pyetjeve i është përgjigjur profesori dhe drejtori i Laboratorit të Farmakologjisë të Universitetit Democritus të Thrakisë, Ev. Manolopulos.

1-) A siguron mbrojtje kundër koronavirusit një dozë e vaksinës AstraZeneca?

Duhet të theksojmë se ata që janë vaksinuar me dozën e parë të vaksinës AstraZeneca, veçanërisht nëse kanë kaluar tre javë deri në një muaj që kur janë vaksinuar, janë me shumë fat pasi kanë arritur imunitetin për mbrojtjen nga sëmundjet e rënda dhe vdekja. Ata gjithashtu kanë siguruar imunitet për të paktën tre muaj.

2-) A mund të merret doza e dytë nga një vaksinë tjetër?

Nuk ka të dhëna për marrjen e dozës së dytë nga një vaksinë tjetër.

Ende nuk është testuar diçka e tillë nëse do të ishte efektive.  Studiuesit në Mbretërinë e Bashkuar aktualisht po studiojnë përzierjet e vaksinave, kështu që besoj do të kemi shumë shpejt rezultatet.

3-) Mpiksjet e gjakut te pacientët e vaksinuar, sa kohë pas vaksinimit kanë ndodhur?

Ajo që i intereson specialistëve janë simptomat disa ditë pas vaksinimit. Sidoqoftë, duhet ta dimë që mpiksjet e gjakut nuk janë të rralla dhe zakonisht ndodhin pas 30 ditësh.

4-) Pse Gjermania pezulloi vaksinimet?

Numri i personave që pësuan mpiksje gjaku në Gjermani ishte shtatë deri në 14 ditë pas vaksinimit.

Teorikisht në popullatën e përgjithshme do të ishte e arsyeshme të raportohej vetëm një incident në këtë periudhë. Veçanërisht, gjashtë ishin gra dhe një burrë, të moshës 20 deri 50 vjeç.

Tre prej tyre humbën jetën.

5-) Çfarë duhet të këtë parasysh një person që është vaksinuar me AstraZeneca?

Kushdo që ka dhimbje koke të vazhdueshme dhe njolla të kuqe në lëkurë pas 4 deri në 16 ditë, duhet menjëherë të konsultohet me një mjek. Megjithatë,  efekte të tilla anësore janë jashtëzakonisht të rralla.

6-) Pse vaksina AstraZeneca nuk është aprovuar në SHBA?

SHBA mbështetet në vaksinat Pfizer dhe Moderna. Sidoqoftë, eskpertë të pavarur në vend tashmë po shqyrtojnë rezultatet e testeve të AstraZeneca dhe miratimi i saj pritet në prill. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!