Kryeministri Edi Rama ka debatuar me një gazetar gjatë konferencës së përbashkët me Albin Kurtin në Kosovë, pasi ai i përmendi zërat se Rama po punon për rrëzimin e qeverisë Kurti.
Debati:
Gazetari: Pyetjes sime zoti Rama pak a shumë iu përgjigj…
Rama: Cilës pyetje?
Gazetari: Që ju po punoni për ta shkarkuar qeverinë Kurti.
Rama: Nuk iu përgjigja kësaj…
Gazetari: Të mbaroj pyetjen
Rama: Jo, nuk do ta mbarosh
Gazetari: Është e drejta ime
Rama: Qeverinë Kurti mund ta rrëzojë vetëm protesta Albin.
“Nuk e dija që gjithë korpusi i pyetjeve ishte i natyrës së pyetjes së parë. Ndoshta u nxitova, kërkoj ndjesë. Pyetjet ishin Prishtina Coffe Nees, çfarë flitet kafeve të Prishtinës.
Ne jemi duke përgatitur një rezolutë dhe unë do shkoj personalisht në Strasburg, për t’iu drejtuar KE-së. Pabazueshmëria totale e raportit të Dick Marty dhe influenca ruse mbi këtë përrallë të trafikut të organeve”, vazhdoi Rama.