Pyeten për moshën/ Biden sfidon Trump: Do isha i lumtur të bënim një garë. Ish presidenti: Bëj teste fizike çdo vit

schedule04:28 - 28 Qershor, 2024

schedule 04:28 - 28 Qershor, 2024

Presidenti amerikan, Joe Biden dhe ish presidenti Donald Trump u pyetën gjatë debatit presidencial, për moshën dhe gjendjen e tyre fizike, nëse janë ende të aftë për ta ushtruar detyrën.

Biden sfidoi Trump teksa i kërkoi të bënin një garë së bashku në golf.

Ndërsa Trump pohoi se çdo vit bën teste dhe theksoi se është shumë mirë fizikisht.

Joe Biden: Ky është 3 vite më i ri dhe më i paaftë se unë. Miliona dollarë investime, jemi duke u rritur, kemi sjellë njerëz, kemi krijuar ide. Kemi humbur pjesë të punës, sepse ka çuar njerëz përtej oqeanit për të punuar. Ideja se ne jemi vend që po dështojmë, nuk kam dëgjuar njeri të flasë në këtë formë ndonjëherë. Ne jemi vendi më i fortë në boyë. Ne e mbajmë fjalën, çdo aleat na beson

Donald Trump: Unë bëra dy teste, ai nuk bën nga asnjë nga testet që unë bëj. Mendoj që jam në formë shumë të mirë. Isha gati të bëj edhe një test tjetër.

Joe Biden: Do isha i lumtur të bënim një garë së bashku në golf./abcnews.al