Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka sugjeruar se presidenti rus, Vladimir Putin qëndron pas rrëzimit të avionit që vrau shefin e Wagner, Yevgeny Prigozhin muajin e kaluar.
“E keqja nuk mund të besohet. Pyete Prigozhin – nëse dikush vë bast për premtimet e Putinit”, tha Zelensky gjatë fjalës së tij në Asamblenë e OKB, shkruan Al Jazeera.
Prigozhin, forcat mercenare të të cilit luftuan për Rusinë në Ukrainë, udhëhoqi një kryengritje jetëshkurtër kundër Kremlinit disa javë para vdekjes së tij./abcnews.al