Rusisë po i “shterojnë” ushtarët, Kadyrovi i ofron Putinit 1300 luftëtarë çeçenë

schedule12:37 - 10 Shtator, 2022

schedule 12:37 - 10 Shtator, 2022

Rusia ka dërguar 1300 ushtarë çeçenë në rajonin jugor të Khersonit ka njoftuar sot ushtria ukrainase.

Nisma ruse vjen një ditë pasi inteligjenca perëndimore tha se forcat ruse në Kherson janë ndodhen presion të vazhdueshëm nga sulmet ukrainase.

Në një postim në Facebook , shtabi i përgjithshëm i forcave të armatosura të Ukrainës tha se “një njësi e të ashtuquajturit ‘Kadyrivtsev’, që numëron deri në 1300 persona, të formuar sipas karakteristikave kombëtare” kishte mbërritur në Kherson, shkruan the Guardian.

Kadyrivtsev u referohet njerëzve që shërbejnë nën udhëheqjen e Ramzan Kadyrov, kreut pro-Kremlinit të Republikës Çeçene.

Ekzistojnë të dhëna se trupat ukrainase kanë bërë përparime të konsiderueshme në rajonin e Khersonit, i cili është pushtuar nga forcat ruse, pak pas nisjes së luftës në fund të shkurtit.

Forca paramilitare e Kadyrovit është formuar në rajonin e Çeçenisë dhe shërben si ushtri e atij rajoni.

Këto forca janë akuzuar disa herë për shkelje të rënda të të drejtave të njeriut.

/Abcnews.al/