“Putini sundon më gjatë se Stalini në pushtet”

schedule22:58 - 18 Mars, 2024

schedule 22:58 - 18 Mars, 2024

Vladimir Putin fitoi pak më shumë se 87% në zgjedhjet presidenciale ruse, një performancë rekord në historinë e Rusisë moderne.

“Putini ka një shans të mirë për të sunduar më gjatë se Joseph Stalin,” vëren e përditshmja Frankfurter Allgemeine Zeitung. “Në fund të mandatit të tij të ri gjashtëvjeçar, të cilin e siguroi në zgjedhjet aktuale, Putin do të plotësojë 31 vjet në pushtet”.

Natyrisht, ajo që e dallon Putinin nga Stalini është terrorizmi masiv: “Presidenti rus nuk burgos dhe vret qytetarët pa dallim, por synon kundërshtarët e tij politikë dhe ata që ai i konsideron “tradhtarë”. Ndërsa Stalini zhvilloi hapur luftë kundër popullit të tij, Putini lejon që shumica e popullsisë të bëjë një jetë mjaft paqësore. Edhe tani: lufta kundër Ukrainës duket se mungon në jetën e përditshme të atyre që nuk janë të përfshirë drejtpërdrejt në të.”

Megjithatë, “mobilizimi ideologjik dhe ekonomik për një luftë epike të Rusisë kundër Perëndimit kundërshton përpjekjet e deritanishme të Kremlinit për të mbajtur politikën jashtë jetës së shumicës pasive në emër të stabilitetit. Ky konflikt i brendshëm ishte i dukshëm edhe në fushatën zgjedhore qëllimi nuk ishte të alarmonte rusët. Në fund të fundit, as Rusia dhe as pjesa tjetër e Evropës nuk varen nga këto zgjedhje, fituesi gjithsesi dihej dhe rezultati i supozuar nuk luan asnjë rol”, përfundon FAZ.

ZEIT Online, nga ana e tij, fokusohet në ngjarjet e protestës që u zhvilluan ditën e zgjedhjeve si pjesë e lëvizjes “Mesdita kundër Putinit”: “Turmat e votuesve që u mblodhën në orën 12:00 në megaqytetet perëndimore të Rusisë tërhoqën vëmendje. Kjo është arsyeja pse kjo protestë rezultoi e suksesshme, duke treguar gjithashtu se ka shumë rusë që nuk e duan Putinin. Megjithatë, është e dyshimtë nëse këto tubime do të lënë ndonjë gjë pas. Televizioni shtetëror ka filmuar radhët e krijuara dhe mund t’ia përcjellë pamjet sigurimit shtetëror. Dhe propaganduesit mund ta paraqesin faktin si provë se vërtet pjesëmarrja në zgjedhje ka kaluar 70%”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!