Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Putini nis mobilizimin e popullsisë për luftë, kryebashkiaku i Kievit: Tirani nisi proceset që do ta varrosin

schedule13:15 - 21 Shtator, 2022

schedule 13:15 - 21 Shtator, 2022

Kryebashkiaku i Kievit ka reaguar pasi Vladimir Putin urdhëroi mobilizimin e pjesshëm të popullsisë në luftë. Në një postim në llogarinë e tij në Telegram, Klitschko shprehet se me këtë hap të ndërmarrë sot, lideri rus ka nisur “proceset që do ta varrosin.”

“Mobilizimi i shpallur nga Putini dhe kërcënimet bërthamore nuk do ta ndihmojnë agresorin në përpjekjen e tij për të pushtuar dhe shkatërruar Ukrainën dhe ukrainasit”, shkroi Vitali Klitschko në kanalin e tij zyrtar Telegram.

“Tirani më në fund nisi proceset që do ta varrosin në vendin e tij. Bota e qytetëruar duhet të kuptojë më në fund se e keqja duhet të shkatërrohet plotësisht, dhe të mos flasë për “negociatat paqeje”, shtoi Klitschko. /abcnews.al/



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!