Putini kufizon lëvizjet brenda dhe jashtë rajoneve në kufi me Ukrainën

schedule14:55 - 19 Tetor, 2022

schedule 14:55 - 19 Tetor, 2022

Presidenti rus Vladimir Putin ka kufizuar lëvizjen brenda dhe jashtë tetë rajoneve në kufi me Ukrainën, sipas skynews.

Masat do të hyjnë në fuqi për rajonet jugore të Krasnodar, Belgorod, Bryansk, Voronezh, Kursk dhe Rostov, të cilat janë të gjitha pranë kufirit të Ukrainës, dhe territoret e Krimesë dhe Sevastopolit, të cilat janë anekuar nga Rusia që në vitin 2014.

Udhëheqësi rus i është drejtuar këshillit të tij të sigurisë ndërsa Rusia po rrit sulmet e saj ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës.

Rikujtojmë se Putin ka firmosuar dekretin për vendosjen e ligjit të luftës në katër rajonet e aneksuara nga Ukraina.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!