Rusia i ka tërhequr “veshin” Presidentit turk Erdogan që të mos ndërhyjë konfliktin mes Armenisë dhe Azerbajxhanit, që deri tani ka lënë disa viktima dhe të plagosur. Zëdhënësi i Kremlinit shprehu sot bindjen se deklaratat në lidhje me mbështetjen e mundshme ushtarake të Azerbajxhanit në konfliktin për Karabakun i hedhin më shumë benzinë zjarrit. Ai ritheksoi se palët duhet të ulen në bisedime për zgjidhjen e konfliktit.
“Kremlini kërkon një armëpushim të shpejtë dhe fund të armiqësive. Çdo deklaratë në lidhje me ndonjë mbështetje ushtarake ose aktivitet ushtarak padyshim i hedh benzinë zjarrit. Ne jemi plotësisht kundër kësaj qasjeje dhe nuk jemi dakord” tha Peshkov, i cili u bëri thirrje të gjitha vendeve të bindin palët që të ulen në tryezën e diskutimeve.
“Ne u bëjmë thirrje të gjitha vendeve, veçanërisht vendeve tona partnere, të tilla si Turqia , të bëjnë çmos për të bindur palët ndërluftuese t’i japin fund luftimeve dhe të kthehen në një zgjidhje paqësore të këtij konflikti të vjetër përmes mjeteve politike dhe diplomatike” tha Peshkov.
Ai gjithashtu tha se Rusia po monitoron të gjitha informacionet përkatëse nga zona e konfliktit dhe po analizon situatën së bashku me OSBE-në. Deklarata e Rusisë erdhi pasi Erdogan u shpreh hapur në mbështetje të Azerbajxhanit, ndërsa Armenia akuzoi se Ankaraja ka ndihmuar me armatime Bakunë. db/Abcnews.al