Putini bën paraqitjen e parë në skenën botërore pas rebelimit të Wagner

schedule10:30 - 4 Korrik, 2023

schedule 10:30 - 4 Korrik, 2023

Udhëheqësit botërorë duke përfshirë presidentin rus Vladimir Putin, udhëheqësin kinez Xi Jinping dhe presidentin iranian Ebrahim Raisi u takuan të martën në një samit virtual të liderëve euroaziatikë të organizuar nga kryeministri indian Narendra Modi.

Mbledhja njëditore e Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (SCO) shënon herën e parë që Putini është shfaqur në skenën botërore në një samit ndërkombëtar që nga rebelimi i grupit mercenar Wagner në fund të muajit të kaluar, i cilësuar gjerësisht si më i një kërcënim i rëndësishëm për pushtetin e tij me të cilin ishte përballur autokrati.

Samiti pritet t’i sigurojë Putinit mundësinë për të treguar edhe një herë se ai është në pushtet dhe për të siguruar partnerët e Moskës dhe në vazhdimësi edhe botën,  se ai do të vazhdojë të jetë në krye të vendit.

Modi në fjalën e hapjes vlerësoi SCO si një “platformë të rëndësishme për paqen, prosperitetin dhe zhvillimin në të gjithë rajonin e Euroazisë”.

“Ne e shohim SCO si një familje. Siguria, zhvillimi ekonomik, lidhja, uniteti, respektimi i sovranitetit dhe integritetit territorial dhe mbrojtja e mjedisit janë shtyllat e vizionit tonë për SCO”, tha ai.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!