Putini bën çmendurinë, mesazhet që mund të çojnë në një përplasje katastrofike me Perëndimin

schedule16:54 - 30 Shtator, 2022

schedule 16:54 - 30 Shtator, 2022

Rusia shpalli sot aneksimin e katër rajoneve të pushtuara në Ukrainë. Lideri rus, Vladimir Putin pretendoi se të ashtuquajturat referendume në Donetsk, Luhansk, Kherson dhe Zaporizhzhia, të cilat janë cilësuar si mashtrim në Perëndim ishin “vullneti i miliona njerëzve”.

Dokumentet u nënshkruan nga Putin dhe udhëheqësit e emëruar nga Rusia të katër rajoneve, duke i shpallur ato në mënyrë efektive territor rus.

Putin tha se toka që po sekuestrohej do të përfitonte nga rindërtimi i “rrënojave në qytete dhe fshatra” nga Rusia, pavarësisht faktit se ishte Rusia që shkaktoi shkatërrimin.

Pjesën më të madhe të fjalimit të tij e zuri kundërshtimi për Perëndimin, duke bërë pretendime të pabaza, duke përfshirë:

“Britania është pjesë e një plani të dukshëm për të shkatërruar pjesë të gazsjellësit Nord Stream

Zyrtarët perëndimorë po bëjnë një “luftë hibride” kundër Rusisë dhe duan ta kolonizojnë atë’.

Putin gjithashtu pretendoi se Rusia nuk ishte fajtore për rritjen e çmimeve globale të energjisë, duke thënë në vend të kësaj, kjo është rezultat i “politikave shumëvjeçare të gabuara”. /abcnews.al