Vladimir Putin ka zhvilluar bisedime me presidentin e përkohshëm iranian Mohammed Mokhber në margjinat e samitit në Kazakistan.
Moska dhe Teherani janë në procesin e diskutimit të një “marrëveshjeje gjithëpërfshirëse” që pasqyron “rritje të paprecedentë” në lidhjet e tyre dypalëshe, sipas ministrisë së jashtme të Rusisë, shkruan Sky News.
Në fillim të këtij viti ajo tha se traktati ishte në fazat përfundimtare të marrëveshjes.
Mohammed Mokhber u emërua ushtrues detyre i presidentit të Iranit pas vdekjes së ish-udhëheqësit Ebrahim Raisi në një aksident me helikopter në maj./abcnews.al