Rezultati i zgjedhjeve amerikane të këtij nëntori nuk ka gjasa të ketë ndonjë ndikim në politikën e Uashingtonit ndaj Rusisë.
Kështu është shprehur presidenti rus, Vladimir Putin, shkruan Sky News.
Në komentet e cituara nga ambasada ruse në Mbretërinë e Bashkuar, Putin tha se Kremlini “nuk mendon se do të ketë ndonjë ndryshim serioz”.
“Ju e dini shumë mirë se zhvillimet aktuale në SHBA janë grindje të brendshme politike; ata po djegin veten, shtetin dhe sistemin e tyre politik,” u raportua të ketë thënë ai./abcnews.al
Vladimir Putin:
I will be completely honest with you: we do not think the election outcome will impact #US policy towards #Russia. We do not think it will; we do not think there will be any serious changes.
You know perfectly well that the current developments in the US are… pic.twitter.com/GLI3lcM6qq
— Russian Embassy, UK (@RussianEmbassy) June 6, 2024