Putin: Vështirë të vendoset armëpushim nëse ushtria ukrainase vazhdon të sulmojë

schedule23:47 - 29 Korrik, 2023

schedule 23:47 - 29 Korrik, 2023

Presidenti rus Vladimir Putin tha sonte se Rusia nuk i refuzon bisedimet për çështjen e Ukrainës dhe se iniciativa e liderëve afrikanë, si dhe propozimi i Kinës, mund të përbëjnë bazën për paqen.

Në të njëjtën kohë, megjithatë, në konferencën për shtyp që dha me rastin e samitit Rusi-Afrikë të mbajtur ditët e fundit në Shën Petersburg, ai tha se është e vështirë të zbatohet një armëpushim kur ushtria ukrainase sulmon. Ai shtoi se për të filluar bisedimet duhet të ketë një marrëveshje nga të dyja palët.

Duke iu referuar kundërofensivës ukrainase, ai argumentoi se nuk ka asnjë ndryshim serioz në front për momentin, as ndonjë intensifikim të luftimeve. Ai tha gjithashtu se që nga 4 qershori forcat e armatosura ukrainase kanë humbur 415 tanke dhe 1300 automjete të blinduara.

Duke komentuar tërheqjen e Moskës nga marrëveshja për eksportimin e grurit ukrainas përmes Detit të Zi, ai tha se falë saj dhe faktit që çmimet janë rritur, kompanitë ruse do të kenë më shumë fitime, të cilat Rusia do ta ndajë me vendet më të varfra “në sajë të dërgesave falas”, shtoi ai. Rusia mbetet eksportuesi kryesor në botë i grurit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!