Presidenti rus Vladimir Putin ka uruar sot homologun e tij turk Rexhep Tajip Erdogan për 100 vjetorin e shpalljes së Republikës Turke, duke thënë se bashkëpunimi mes Moskës dhe Ankarasë do të vazhdojë të rritet.
“Kam besim se ne do të vazhdojmë të zgjerojmë bashkëpunimin dypalësh për të mirën e kombeve tona mike, me qëllim ndërtimin e një rendi botëror më të drejtë dhe më demokratik,” tha Putin.
Bashkëpunimi në sfera të ndryshme sjell rezultate të mira dhe procese të mëdha të përbashkëta zbatohen sistematikisht, shtoi Putin.
/abcnews.al