Presidenti rus, Vladimir Putin deklaroi se Ukraina nuk e ka zbrazur “potencialin e saj sulmues”, duke shtuar se ajo ka “një numër rezervash strategjike që ende nuk janë aktivizuar”.
Deklaratën, Putin e dha teksa iu drejtua anëtarëve të Këshillit të tij të Sigurimit në Moskë të enjten, shkruan CNN.
Pavarësisht se ka pohuar se forcat ukrainase po humbasin terren, Putin paralajmëroi se forcat e armatosura ruse duhet të “vazhdojnë sipas realiteteve” kur “ndërtojnë punën luftarake”.
Aleatët perëndimorë të Ukrainës e kanë bërë të qartë se ata “kanë vendosur vërtet të luftojnë me Rusinë deri në ukrainasin e fundit”, shtoi ai./abcnews.al