Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, tha më 13 korrik se furnizimet perëndimore me armë në Ukrainë nuk do të ndryshojnë asgjë në fushëbetejë, por vetëm do ta përshkallëzojnë më tej konfliktin. Ai shtoi se tanket e prodhimit të huaj janë një “caku kryesor” për ushtrinë e Moskës.
Putin, në komentet e dhëna për televizionin shtetëror pas një samiti të NATO-s në të cilin Ukraina mori një premtim për anëtarësim në të ardhmen, gjithashtu ritheksoi qëndrimin se anëtarësimi i NATO-s do ta kërcënonte sigurinë e vetë Rusisë dhe do t’i përshkallëzonte më tej tensionet globale, shkruan REL.
“Furnizimi me armë të reja vetëm do të përkeqësojë situatën… dhe do të nxisë më tej konfliktin”, tha Putin.
I pyetur për vendimin e Francës për ta furnizuar Ukrainën me raketa me rreze të gjatë të cilat mund të udhëtojnë 250 kilometra, Putin tha se “po, ato shkaktojnë dëme. Por, asgjë kritike nuk ndodh në zonën e luftës përmes përdorimit të tyre”.
Putin shtoi se tanket e prodhimit të huaj ishin “një cak kryesor për djemtë tanë”.