Putin: Sulmet në Nord Stream janë të udhëhequra nga një shtet

schedule09:24 - 15 Mars, 2023

schedule 09:24 - 15 Mars, 2023

Presidenti rus Vladimir Putin, deklaroi se shpërthimet e vitit të kaluar në tubacionet e gazit Nord Stream ishin kryer nga një shtet.

Sipas Putin, versioni i përfshirjes së aktivistëve ukrainas në shpërthimet përgjatë gazsjellësit Nord Stream “është absurditet i plotë”, shkruan Reuters.

Danimarka, Gjermania dhe Suedia kanë kryer hetimet e tyre për shpërthimet, por Moska thotë se nuk është mbajtur e informuar për hetimin.

“Ne pyetëm autoritetet daneze për një kërkesë për të punuar së bashku ose për të formuar një grup ndërkombëtar ekspertësh, specialistësh. Përgjigja, siç thashë, ishte e paqartë. Thjesht, pa përgjigje. Ata thanë se duhej të prisnim”, theksoi shefi i Kremlinit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!