Sulmet e Kievit nuk do të pengojnë zgjedhjet presidenciale në Rusi pasi ato vetëm do të konsolidojnë popullin”.
Kështu u shpreh presidenti rus, Vladimir Putin, shkruan Tass.
“Këto sulme, të pakuptimta nga pikëpamja ushtarake dhe kriminale nga pikëpamja humanitare, siç u tha, synojnë të pengojnë zgjedhjet presidenciale në Rusi. Jam i bindur se populli ynë do t’i përgjigjet kësaj duke qenë më i konsoliduar.” tha ai në një takim të Këshillit të Sigurimit të Rusisë. “Kë duan të frikësojnë? Popullin rus? Popullin multietnik të Rusisë?”
Sipas Putin, të gjitha përpjekjet për të frikësuar rusët janë të kota. “Kjo nuk ka ndodhur kurrë dhe jam i sigurt se nuk do të ndodhë kurrë”, theksoi ai./abcnews.al