Presidenti rus Vladimir Putin tha se është i hapur ndaj propozimit sllovak për të pritur negociatat e paqes me Ukrainën, me synimin për t’i dhënë fund luftës.
Putin tha se kryeministri sllovak Robert Fico i tha gjatë vizitës së tij në Moskë se autoritetet sllovake do të ishin të lumtura të ofronin vendin e tyre si një platformë për negociata.
Kreu i Kremlinit po e konsideronë mundësinë, pasi sipas tij Sllovakia mban një pozicion neutral në lidhje me luftën
Fico, një nga liderët e paktë evropianë që ruan lidhjet me Kremlinin, u takua me presidentin rus në Moskë më 22 dhjetor.
Vizita e tij erdhi pavarësisht përpjekjeve perëndimore për të izoluar Putinin dhe për të paraqitur një front të bashkuar në mbështetje të Kievit.
Sllovakia, një anëtare e BE-së dhe NATO-s, ka ndërprerë tashmë ndihmën ushtarake për Ukrainën që nga vjeshta 2023 nën qeverinë e Fico-s dhe bëri thirrje për bisedime paqeje.
Por pavarësisht se shprehu gatishmëri për negociata, Putin kërcënoi Ukrainën se Rusia mund t’i përdorë sërish raketat Oreshnik, nëse e konsideron të nevojshme
Presidenti rus zbuloi edhe bisedën e tij me homologun amerikan Joe Biden në vitin 2021, një vit para se Moska të niste pushtimin e Ukrainës.
Putin tregoi se Biden i tha se mund ta vononte anëtarësimin e Kievit në Nato për 10 apo 15 vjet, pasi Ukraina ende nuk ishte gati.
Por sipas Putin, kurdo që të ndodhë, anëtarësimi i Ukrainës në aleancën e atlantikut të veriut, nuk është i mirëpritur nga Rusia./abcnews.al