Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Putin sfidon Trump? I premton Indisë furnizim me naftë, SHBA e goditi me sanksione

schedule14:12 - 5 Dhjetor, 2025

schedule 14:12 - 5 Dhjetor, 2025

Vladimir Putin është i gatshëm t’i ofrojë Indisë furnizim të pandërprerë me naftë ruse, pavarësisht se vendi aziatik është goditur nga sanksionet amerikane.

Gjatë takimit të tij me kryeministrin indian Narendra Modi, kreu i Kremlinit tha se Shtetet e Bashkuara ende blejnë karburant bërthamor nga Rusia për termocentralet e veta, kështu që India duhet të lejohet gjithashtu.

Deklaratat e Putin erdhën pasi Donald Trump goditi Indinë me tarifa shtesë për blerjen e naftës ruse.

Trump tha se blerja e naftës ruse nga ana e Indisë, ndihmonte në financimin e luftës në Ukrainë.

Pavarësisht kësaj, të dyja vendet nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi ekonomik dhe Modi shprehu mbështetjen e tij për procesin e paqes.

Negociatat për fundin e luftës në Ukrainë kanë vazhduar intensivisht në javët e fundit, por nuk ka pasur asnjë marrëveshje mes palëve.

Ndihmësi i Kremlinit Yuri Ushakov deklaroi se Moska ende po pret një përgjigje nga pala amerikane pas bisedimeve mes Vladimir Putin, Steve Witkoff dhe Jared Kushner.

Sipas Ushakov ka pasur progres në negociata, por akuzoi Europën se bën kërkesa që janë të papranueshme për Moskën.

Por sulmet nuk janë ndalur pavarësisht përpjekjeve për të arritur paqen. Rusia lëshoi sërish qindra dronë ndaj Ukrainës dhe një 12-vjeçar u vra në rajonin e Dnipropetrovsk, ndërsa prindërit e tij mbetën të plagosur.

Nga ana tjetër, Ukraina goditi portin rus në Temryuk, ndërsa lëshoi dhjetëra dronë në rajonin e Krasnodar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!