Putin: Rusia ka rol të rëndësishëm në stabilitetin e Ballkanit

schedule17:15 - 5 Shkurt, 2020

schedule 17:15 - 5 Shkurt, 2020

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, është shprehur se vendi i tij po bën shumë për të ruajtur stabilitetin dhe sigurinë në Ballkan.

Gjatë dorëzimit të letrave kredenciale nga ambasadorët e rinj në Rusi, Putin kujtoi, se takimin kuptimplotë me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, që zhvilloi në fund të vitit të kaluar në Soçi.

“Janë arritur një numër marrëveshjesh për bashkëpunimin ruso-serb në fushat e ekonomisë, tregtisë, energjisë, kulturës dhe për koordinimin në çështjet rajonale,” tha Putin të mërkurën në Kremlin.

Rusinë dhe Serbinë i lidh një partneritet strategjik, që mbështetet në traditën e miqësisë, afërsisë kulturore, shpirtërore dhe historike të njerëzve, tha ai, duke shtuar se Rusia “po bën shumë për ta mbajtur situatën në Ballkan të qëndrueshme dhe të sigurt”./abcnews.al