Putin: Rusia duhet të rrisë përdorimin e monedhave joperëndimore

schedule15:32 - 7 Qershor, 2024

schedule 15:32 - 7 Qershor, 2024

“Rusia duhet të rrisë përdorimin e monedhave jo-perëndimore”. Kështu u shpreh presidenti rus, Vladimir Putin teksa iu drejtua Forumit Ekonomik Ndërkombëtar në Shën Petersburg, shkruan Sky News.

Ai tha gjithashtu se vendi i tij duhet të zvogëlojë importet ndërsa bëri thirrje për një zgjerim të madh të tregjeve të tij financiare vendase.

Tregtia me Azinë po rritet, u tha ai delegatëve, duke shtuar se pothuajse dy të pestat e tregtisë së jashtme ruse tani janë në rubla.  Pjesa e kryer në dollarë amerikanë, euro dhe monedha të tjera perëndimore ka rënë.

Rusia do të përpiqet të rrisë pjesën e shlyerjeve të kryera në monedhat e vendeve të BRICS – të cilat përfshijnë Brazilin, Rusinë, Indinë, Kinën dhe Afrikën e Jugut, tha Putin.

“Vitin e kaluar, pjesa e pagesave për eksportet ruse në të ashtuquajturat monedha ‘toksike’ të shteteve armiqësore u përgjysmua, ndërsa pjesa e rublës në transaksionet e eksportit dhe importit po rritet – po i afrohet 40% sot,” tha presidenti Putin./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!