Putin: Rusia do të zbulojë se kush e urdhëroi sulmin me mbi 140 viktima në Moskë

schedule15:53 - 2 Prill, 2024

schedule 15:53 - 2 Prill, 2024

Presidenti rus Vladimir Putin tha këtë të martë se Rusia do të zbulojë se kush qëndron pas sulmit të muajit të kaluar në një sallë koncertesh në Moskë që vrau të paktën 144 persona.

Ne patjetër do të arrijmë tek ata që më në fund dhanë urdhrin për ta bërë atë,” tha Putin gjatë një takimi me zyrtarë të Ministrisë së Brendshme. “Ne kemi paguar një çmim shumë të lartë dhe e gjithë analiza e situatës duhet të jetë jashtëzakonisht objektive dhe profesionale”, theksoi ai.

Shteti Islamik ka marrë përgjegjësinë për sulmin dhe zyrtarët amerikanë kanë thënë se shërbimet e tyre të inteligjencës kanë informacione se ai është kryer nga dega e tij në Afganistan, Shteti Islamik-Khorasan (ISIS-K).

Ndërsa, Rusia ka thënë se ka prova që tregojnë se terroristët kishin lidhje me Ukrainën, një pretendim që Kievi e ka mohuar ndërsa Shtetet e Bashkuara e kanë hedhur poshtë si të pakuptimtë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!