Putin: Ripushtimi i Nagorno-Karabakut nga Azerbajxhani ishte i pashmangshëm

schedule23:00 - 5 Tetor, 2023

schedule 23:00 - 5 Tetor, 2023

Presidenti rus, duke folur sot në Klubin e Debatit Valdai në Soçi, tha se nuk shkon në samitet ndërkombëtare, si ato të G20-ës apo grupit BRICS, për të mos u “shkaktuar probleme” organizatorëve, pa përmendur urdhër-arrestin e Gjykatës Ndërkombëtare Penale.

“Pse do të doja të bëja probleme për miqtë tanë që organizojnë ngjarje”, tha ai gjatë forumit politik Valdai. “Nëse shkoj do të ketë ekspozim politik, sulme politike”, deklaroi ai, duke vlerësuar se gjithsesi ka “mjaft për të bërë në shtëpi”.

Mungesa e presidentit rus ka qenë e dukshme në takimet e fundit ndërkombëtare, të tilla si BRICS, ekonomitë në zhvillim në Afrikën e Jugut, ose G20 në Indi.

Gjykata Ndërkombëtare Penale ka lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar kundër tij për “deportimin” e fëmijëve ukrainas në Rusi, gjë që e pengon atë të udhëtojë jashtë vendit. Kremlini i quajti akuzat e Hagës “të pavlefshme dhe pa fuqi ligjore”.

India, e cila mbajti samitin e G20, nuk është anëtare e ICC.

Putini megjithatë do të udhëtojë në Kirgistan në mes të tetorit për udhëtimin e tij të parë jashtë vendit që nga lëshimi i urdhrit të arrestit.

Duke iu referuar Nagorno-Karabakut, Putin e konsideroi “të pashmangshme” rimarrjen e kësaj enklavë separatiste nga Azerbajxhani, pas kritikave nga aleati i Rusisë, Armenia, e cila akuzon Moskën për mosveprim.

“Ishte e pashmangshme pas njohjes së sovranitetit të Azerbajxhanit mbi Karabakun nga autoritetet armene,” tha ai, duke sqaruar se Armenia ka qenë “gjithmonë” aleate e Rusisë. “Ishte vetëm një çështje kohe përpara se Azerbajxhani të fillonte të rivendoste rendin kushtetues në rajon,” shtoi ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!