Putin rekruton seksologë nëpër klinika për të ‘kuruar’ homoseksualitetin

schedule19:05 - 29 Qershor, 2023

schedule 19:05 - 29 Qershor, 2023

Kremlini, së shpejti do të punësojë seksologë në klinika pasi synon të “kurojë” homoseksualitetin dhe “çrregullimet mendore” të ndryshme seksuale, ai kërkon t’i japë fund “mënyrës së jetesës jo tradicionale”, siç e quan ai.

Direktiva do të hyjë në fuqi më 1 korrik. Në të njëjtën kohë, Rusia po merr masa shumë të ashpra për të drejtat e komunitetit LGBTI+, të cilat presidenti Vladimir Putin i ka vendosur për të treguar prishjen morale të vendeve perëndimore nga të cilat Rusia duhet të mbrohet.

“Ndihma e ekspertëve të tillë është e nevojshme nëse personi dëshiron të shërohet nga ftohtësia seksuale, impotenca apo çrregullimet e sjelljes seksuale si fetishizmi, mazokizmi dhe sadizmi”, thuhet në gazetën zyrtare të parlamentit rus. Kremlini planifikon t’i jap fund edhe fund “narcisizmit, homoseksualitetit dhe mizorisë së kafshëve”

Urdhri, i nënshkruar nga Putin, parashikon që specialistët do të ndihmojnë gjithashtu pacientët të përballen me “preferencat jo standarde, të tilla si autoerotizmi dhe homoseksualiteti”.

Organizata Botërore e Shëndetësisë hoqi homoseksualitetin nga lista e saj e çrregullimeve mendore në vitin 1990. Rusia bëri të njëjtën gjë në 1999. Dhjetorin e kaluar, megjithatë, Putin nënshkroi një ligj që kufizonte promovimin e asaj që ai e quan “propagandë LGBTQ+”, duke ndaluar pothuajse çdo sjellje publike si lezbike, homoseksual, biseksual ose transgjinor në Rusi.

Autoritetet tashmë e kanë përdorur këtë dhe ligjet e mëparshme për të ndaluar marshimet e LGBTI+ dhe për të arrestuar aktivistët e të drejtave të homoseksualëve.

Këtë javë, një gjykatë rajonale gjobiti drejtorin e grupit mbështetës LGBTI+ Vykhod (Exit) me 150,000 rubla (1,725 ​​dollarë) sepse grupi nuk e identifikoi veten në një postim në media sociale si një “agjent i huaj” siç kërkohet nga ligji i ri. Në një mënyrë të ngjashme, një film në internet u gjobit me 3.7 milionë rubla (42,295 dollarë) për mosdhënien e një paralajmërimi në lidhje me përmbajtjen LGBTQI+ që shfaqi. Në fillim të këtij muaji, dhoma e ulët e parlamentit rus, Duma e Shtetit, miratoi leximin e parë të një projektligji që ndalon operacionin ndaj personave transgjinorë.

Sipas direktivës së re të ministrisë së shëndetësisë, personeli mjekësor do të ndihmojë çiftet e martuara të “arrijnë harmoninë seksuale” dhe do t’i këshillojë prindërit se si t’i edukojnë fëmijët e tyre duke u folur për seksin, shkruan gazeta e parlamentit rus. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!