Sondazh

Lufta në Iran, a rrezikon të nisë Lufta III Botërore?

Loading ... Loading ...
 

Putin “qetëson” Europën/ Presidenti rus: Mos kini frikë, nuk ju sulmojmë!

schedule13:30 - 28 Nëntor, 2025

schedule 13:30 - 28 Nëntor, 2025

Rusia nuk po planifikon të sulmojë Europën. Kjo ishte deklarata e presidentit rus Vladimir Putin, pas shqetësimeve të vazhdueshme në kontinent se Moska nuk do të ndalet në kufijtë e Ukrainës.

Madje kreu I Kremlinit tha se është I gatshëm që një garanci të tillë ta japë me shkrim.

“Për ne kjo tingëllon qesharake. Ne kurrë nuk kemi pasur ndërmend ta bëjmë. Por nëse duan ta dëgjojnë nga ne do ta shprehim me shkrim. Nëse kjo është nxitur tashmë në mendjen e publikut, nëse ata i kanë frikësuar qytetarët e tyre dhe duan të dëgjojnë se ne nuk kemi plane agresive ndaj Evropës, atëherë në rregull, ne jemi të gatshëm ta shprehim këtë në çfarëdo mënyre që ata dëshirojnë”



Deklaratat e Putin vijnë në një kohë kur Europa po mobilizohet për një agresion të mundshëm dhe shumë zyrtarë kanë paralajmëruar se Rusia shumë shpejt mund të jetë gati të sulmojë vendet e NATO-s.

Gjermania dhe Franca kanë lajmëruar rikthimin e shërbimit ushtarak, të detyrueshëm ose vullnetar, me arsyetim rrezikun që mund t’I kanoset kontinentit.

Edhe pse e bëri të qartë se nuk do të sulmojë Europën, Vladimir Putin megjithatë nuk pranoi të heqë dorë nga Ukraina.

Kreu i Kremlinit tha se është gati për diskutim serioz, por paralajmëroi se nëse trupat ukrainase nuk tërhiqen nga territoret e pushtuara, Rusia do e arrijë qëllimin me mjete ushtarake.

Rusia ka pushtuar rreth 20% të territorit të njohur sipas ligjit ndërkombëtar si pjesë e Ukrainës sovrane, duke përfshirë pothuajse të gjithë rajonin e Luhanskut dhe pjesë të rajoneve të Donetskut, Khersonit dhe Zaporizhias.

Çdo marrëveshje që pranohet nga bashkësia ndërkombëtare, tha Putin, duhet të njohë fitoret e Rusisë në Ukrainë, por shtoi se nuk ka kuptim që dakordësia të arrihet me udhëheqjen aktuale të Ukrainës, të cilën e quan jolegjitime./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!