Vladimir Putin planifikon të vizitojë Kinën gjatë muajit maj për t’u takuar me Presidentin Xi Jinping, sipas një raporti nga Bloomberg News.
Vizita është planifikuar për 15-16 maj.
Vizita vjen pasi Shtëpia e Bardhë shprehu shqetësimin se nuk po e shihte Kinën të bënte ndonjë ndryshim mes akuzave se po ndihmon ushtrinë ruse në luftën e saj në Ukrainë.
Javën e ardhshme, Xi do të vizitojë Europën për herë të parë në pesë vjet. Duke filluar në Paris, Francë, ai do të vizitojë Hungarinë dhe Serbinë, nga të cilat kjo e fundit është një aleat i ngushtë i Putin.
Kina ka pohuar gjithmonë se mbetet një palë objektive dhe e drejtë në luftë, duke shtuar se marrëdhëniet e saj tregtare janë të nivelit të lartë.
/abcnews.al