Putin pretendon se Perëndimi donte që rusët ‘të vrisnin njëri-tjetrin’

schedule07:31 - 27 Qershor, 2023

schedule 07:31 - 27 Qershor, 2023

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin tha të hënën se Perëndimi dhe Ukraina donin që rusët “të vrisnin njëri-tjetrin” dhe paralajmëroi se çdo përpjekje për shantazh në Rusi ishte “e dënuar të dështonte”.

Në një fjalim pesë minutësh, Putin paralajmëroi se të gjitha “trazirat” në Rusi janë të destinuara për të dështuar, shkruan BBC.

“Ky solidaritet qytetar ka treguar se çdo shantazh dhe përpjekje për të organizuar trazira të brendshme janë të dënuara me dështim. E përsëris – konsolidimi më i lartë i shoqërisë, pushtetit ekzekutiv dhe legjislativ u tregua në të gjitha nivelet,” u tha ai rusëve.

Putin shtoi se “një pozicion i fortë dhe i qartë i mbështetjes për rendin kushtetues u mbajt nga organizatat publike, besimet fetare, partitë kryesore politike – në fakt, nga e gjithë shoqëria ruse”.

Kujtojmë se grupi mercenar rus Wagner kishte tentuar të bëjë grushtshtet në Rusi, porse me ndërmjetësimin e Bjellorusisë është tërhequr.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!