Putin pret kryeministrin e Irakut në Moskë, do të diskutojnë për situatën në Lindjen e Mesme

schedule09:52 - 10 Tetor, 2023

schedule 09:52 - 10 Tetor, 2023

Presidenti rus, Vladimir Putin do të zhvillojë bisedime në Kremlin me kryeministrin e Irakut, Mohammed Shia’ Al Sudani, i cili do të mbërrijë në Moskë për një vizitë zyrtare.

Gjatë takimit, liderët planifikojnë të diskutojnë për zhvillimin e bashkëpunimit shumëplanësh ruso-iraken, si dhe çështjet aktuale në agjendën ndërkombëtare, para së gjithash për situatën në Lindjen e Mesme, shkruan Tass.

Gjithashtu, në kuadër të vizitës së tij në Moskë, kryeministri irakian do të marrë pjesë në seancën plenare të forumit të Javës Ruse të Energjisë, që do të mbahet të mërkurën. Në këtë aktivitet do të marrë pjesë edhe lideri rus.

Putin më herët tha se pala ruse e mirëpret vizitën e kryeministrit irakian, e konsideron atë me kohë dhe nuk ka dyshime për produktivitetin e saj./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!