Protestat, Putin premton mbështetje ushtarake ndaj Lukashenkos

schedule10:39 - 16 Gusht, 2020

schedule 10:39 - 16 Gusht, 2020

Presidenti i Bjellorusisë Alexander Lukashenko, tha se Rusia do të ofrojë asistencë të sigurisë në rast të kërcënimeve të jashtme ushtarake.

Lukashenko po ashtu ka shprehur shqetësimin për ushtrimet ushtarake të NATO-s në Poloni dhe Lituani.

Bjellorusia po përballet me protesta masive në kundërshtim të zgjedhjeve të 9 gushtit. Mijëra qytetarë u mblodhën pranë televizionit shtetëror të shtunën duke kërkuar mbulim të plotë medial të demonstratave.

Zemërimi erdhi pasi presidenti Lukashenko shpalli fitoren në zgjedhjet e javës së kaluar, rezultati i të cilave është kundërshtuar pas akuzave për manipulim me vota.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka deklaruar se Lukashenko, i cili ka qenë në pushtet që nga viti 1994, ka fituar 80.1 për qind të votave ndërsa kandidatja opozitare Svetlana Tikhanovskaya 10.12 për qind./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!