Putin po nxit një luftë ekonomike dhe psikologjike me mbylljen e Nord Stream 1

schedule13:52 - 3 Shtator, 2022

schedule 13:52 - 3 Shtator, 2022

Vladimir Putin po bën një luftë ekonomike dhe psikologjike duke mbyllur tubacionin e gazit për në Europë, sipas një deklaratë të një ish-shefi i industrisë së energjisë, shkruan The Guardian.

Vendimi i gjigantit energjetik shtetëror rus Gazprom për të zgjatur mbylljen e flukseve të gazit përmes tubacionit të tij Nord Stream 1 ka rritur panikun në Britani, tha Angela Knight, ish-shefe ekzekutive e shoqatës tregtare Energy UK.

Duke folur për Times Radio, Knight tha se Mbretëria e Bashkuar dhe Europa ishin bërë të varura nga energjia nga vendet që “nuk ishin edhe aq miqësore”.

Putin, në fakt po e luan jashtëzakonisht mirë luftën ekonomike, por edhe luftën psikologjike. Ne kemi qenë në panik si  edhe Europa  dhe nuk është për t’u habitur. Politika energjetike e Britanisë ka qenë “e gabuar për një kohë të gjatë”, shtoi ajo.

“Kjo është një tronditje vërtet e madhe”, përfundoi ajo.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!