Presidenti rus Vladimir Putin përsëriti pretendimet e tij se Rusia po përballet me “kërcënime të drejtpërdrejta” për sigurinë e saj dhe lavdëroi ata që janë të gatshëm të “mbrojnë njerëzit dhe vetë të ardhmen e shtetit tonë”, gjatë një ngjarjeje në Kremlin për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Gruas.
“Tani, kur Rusia po përballet edhe një herë me kërcënime të drejtpërdrejta për sigurinë dhe sovranitetin e saj, ne po shohim shumë shembuj të guximit dhe vendosmërisë, gatishmërisë për të thënë të vërtetën dhe për të mbrojtur njerëzit dhe vetë të ardhmen e shtetit tonë, të ardhmen që duam për veten”, tha Putin.
Midis grave që u nderuan ishin mjeke dhe punonjëse të qëndrave shëndetësore që kishin shërbyer në rajonin lindor të Ukrainës, Donbas.
/abcnews.al