Presidenti rus, Vladimir Putin ka uruar trupat që pushtuan qytetin lindor të Ukrainës Avdiivka, thuhet në faqen e internetit të Kremlinit.
Udhëheqësit kryesor të Rusisë, thuhet se iu prezantua një raport mbi kapjen e qytetit nga ministri i mbrojtjes Sergei Shoigu, shkruan Sky News.
“Kreu i shtetit përgëzoi ushtarët rusë për këtë sukses, një fitore e rëndësishme”, dewklaroi Kremlini.
Agjencitë ruse të lajmeve cituan një telegram që Putini i dërgoi komandantit të grupit “qendër” të forcave në Ukrainë, gjeneral-kolonelit Andrei Mordvichev.
“Për aktivitetin e jashtëzakonshëm ushtarak, unë shpreh mirënjohjen time për të gjitha trupat nën drejtimin tuaj që morën pjesë në betejat për Avdiivka”, cituan agjencitë të thoshte presidenti rus./abcnews.al