Një video është bërë virale në mediat sociale ruse, duke nxitur spekulimet se presidenti rus Vladimir Putin po përdor “sozi” në paraqitjet e tij publike: qoftë për arsye sigurie, apo për arsye shëndetësore.
Videoja pretendon se Putini po tallet me bashkëqytetarët e tij, pasi po përdor sozi që i ngjajnë atij në udhëtimet që ai vetë nuk dëshiron të shkojë.
Për më tepër, me rastin e udhëtimit të tij të fundit në Mariupol, një nga banorët tha se nuk ishte presidenti rus që vizitoi qytetin ukrainas, por dikush shumë i ngjashëm me të.
“Vizita e presidentit rus në Mariupol gjatë fundjavës ishte simbolike dhe e rëndësishme pasi ai vizitoi territorin që ka rënë nën kontrollin e Moskës gjatë konflikteve të armatosura të vitit të kaluar”, thuhet në video, ndërsa në të njëjtën kohë lind pyetja: “Kush e vizitoi Mariupolin?”
Ekspertët kanë vënë re prej kohësh dallimet në mediat sociale të Putinit. Si një nishan i vogël në fytyrën e tij që zhduket dhe herë të tjera është në fytyrën e Putinit, apo qoftë përdorimi i botox.
Që nga viti 1999, ka pasur thashetheme të shumta se Putini i është nënshtruar rregullisht operacioneve plastike.
Në të njëjtën kohë, megjithatë, qarkullojnë informacione të pabazuara se gjithnjë e më shumë zëvendësues të Putinit i janë nënshtruar operacioneve plastike për t’u dukur si ai ndërsa shëndeti i tij vazhdon të përkeqësohet.
Putini thuhet se vuan nga kanceri dhe është në fazat e hershme të sëmundjes së Parkinsonit.
/abcnews.al