Presidenti rus, Vladimir Putin i ka kërkuar Izraelit të mos vazhdojë me një operacion tokësor në Gaza.
Putin tha se një operacion i tillë do të rezultonte në një nivel “absolutisht të papranueshëm” të viktimave civile, shkruan Sky News.
Rusia është në një luftë me Ukrainën dhe është akuzuar vazhdimisht se ka shënjestruar civilët.
Presidenti rus shtoi se përdorimi i armatimit të rëndë në zonat e banuara do të kishte pasoja të rënda për të gjitha palët.
“Dhe më e rëndësishmja, viktimat civile do të jenë absolutisht të papranueshme. Tani gjëja kryesore është ndalimi i gjakderdhjes,” tha ai./abcnews.al