Putin paralajmëron Perëndimin: Sanksionet rrezikojnë rritjen e çmimit të energjisë

schedule10:43 - 9 Korrik, 2022

schedule 10:43 - 9 Korrik, 2022

Presidenti Vladimir Putin paralajmëroi Perëndimin të premten se sanksionet e vazhdueshme kundër Rusisë për luftën në Ukrainë rrezikojnë të rrisin çmimet e  energjisë për konsumatorët në mbarë botën, shkruan Reuters.

Putin, i cili i konsideron sanksionet e vendosura ndaj Rusisë si shpallje të luftës ekonomike, tha se thirrjet perëndimore për të reduktuar varësinë nga energjia ruse kanë rritur çmimin e naftës dhe gazit.

Klientët e Bashkimit Europian kanë thënë gjithashtu se duan të heqin dorë nga gazi rus.

“Sanksionet kundër Rusisë po shkaktojnë shumë më tepër dëme për ato vende që i imponojnë ato”, u tha Putin udhëheqësve të industrisë ruse të naftës dhe gazit, duke përfshirë shefin ekzekutiv të Rosneft, Igor Sechin dhe zëvendëskryeministrin Alexander Novak.

“Vendosja e mëtejshme e sanksioneve mund të çojë në pasoja edhe më të rënda – pa ekzagjerim, madje edhe katastrofike  në tregun global të energjisë.”

Pushtimi i Ukrainës nga Putini i 24 shkurtit dhe vendosja e sanksioneve më të ashpra në historinë moderne nga ana e Perëndimit kanë penguar rritjen globale. Ndërsa Putini po përballet me një luftë të madhe, krizën më të madhe gjeopolitike dhe sfidën më të madhe ekonomike ruse që nga rënia e Bashkimit Sovjetik në vitin 1991, lideri 69-vjeçar i Kremlinit ka sinjalizuar vazhdimisht se nuk planifikon të tërhiqet.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!