Presidenti i Lituanisë, Gitanas Nauseda, në kuadër të situatës së krijuar mes Ukrainës dhe Rusisë, në një takim me sekretarin e Shtetit Amerikan Antony Blinken është shprehur se dështimi për të ndaluar agresionin rus në Ukrainë, do të çojë në një konflikt global.
Mediat e huaja bëjnë me dije se presidenti Nauseda la thënë se udhëheqësi rus, Vladimir Putin, “nuk do të ndalet në Ukrainë” dhe se bota e ka detyrim t’i ndihmojë ukrainasit me të gjitha mjetet në dispozicion.
“Vërtet mendoj në të gjitha mjetet, nëse duam të shmangim Luftën e Tretë Botërore. Zgjedhja është në duart tona”, është shprehur ai.
Ndërkohë kujtojmë se Lituania, vend anëtar i NATO-s, ka dërguar ndihmë ushtarake në Ukrainë dhe ka mirëpritur disa refugjatë ukrainas qëkur ka filluar pushtimi i saj nga Rusia, më 24 shkurt./abcnews.al