Putin: Nuk kisha dyshime për mbështetjen e popullit rus ndaj rebelimit të Wagner

schedule09:19 - 29 Qershor, 2023

schedule 09:19 - 29 Qershor, 2023

“Nuk kisha as më të voglin dyshim,” tha presidenti Putin , për mbështetjen e popullit rus gjatë rebelimit të përkohshëm të mercenarëve të Wagner, nën udhëzimet e Yevgeny Prigozhin.

“Nuk kisha as më të voglin dyshim për reagimin e popullit në Dagestan dhe në të gjithë vendin,” tha lideri rus.

Rebelimi i kreut të Wagner, Yevgeny Prigozhin ka tronditur imazhin e makinerisë ruse të luftës, mes pushtimit të Ukrainës, ku forcat e Kievit kanë nisur një kundërofensivë për të çliruar territoret e pushtuara.

Për disa orë, mercenarët e Wagner-it kishin pushtuar një post komandë ushtarake në Rostov (në jugperëndim) dhe instalime të tjera ushtarake, ndërsa ata lëvizën drejt Moskës, duke qëndruar  rreth 200 kilometra larg kryeqytetit rus.

Prigozhin tha më vonë se rebelimi i tij nuk kishte për qëllim përmbysjen e udhëheqjes ruse, por për të shpëtuar Wagnerin, i cili rrezikohej të absorbohej nga ushtria ruse më 1 korrik.

Një gazetar i AFP tregoi se banorët e Rostovit brohoritën mercenarët e Wagner kur ata u tërhoqën të shtunën pasdite  me urdhër të Prigozhin  për të parandaluar gjakderdhjen.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!