Presidenti rus, Vladimir Putin ka deklararuar se po mendon sërish mundësinë për një tjetër rikandidim.
Putin ka theksuar se një mundësi e tillë do ti jepet nëse kushtetuta e vendit do të ndryshojë pasi me kushtetutën aktuale presidenti ka të drejtë vetëm për dy mandate.
nuk e përjashtoi mundësinë që të qëndrojë përsëri në këtë post, nëse një referendum konfirmon ndryshimin më të madh të kushtetutës në historinë e vendit.
“Unë nuk kam marrë ende asnjë vendim, nuk e përjashtoj ende mundësinë e kandidimit në detyrë nëse kushtetuta do ta lejojë”, ka thënë ai.
Ndërkohë pritet që me 2 korrik rusët të votojnë mbi pyetjen në një referendum. Nëse ndryshohet kushtetuta e Rusisë, atëherë Putini do të jetë në gjendje të qëndrojë në pushtet edhe për 16 vite të tjera, deri në vitin 2036.
Putini, ka qenë në pushtet për dy dekada, është udhëheqësi rus ose sovjetik me shërbimin më të gjatë qeverisës që nga koha e Josif Visarionoviç Stalin./abcnews.al