Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson e ka konsideruar njohjen e pavarësisë së Donetskut dhe Luhanskut nga Rusia, “qartësisht në shkelje të ligjit ndërkombëtar”.
“Është një shkelje flagrante e sovranitetit dhe integritetit të Ukrainës. Është një mohim i procesit të Minskut dhe marrëveshjeve të Minskut dhe mendoj se është një ogur shumë i keq dhe një shenjë shumë e errët”, tha ai.
Ai thotë se njoftimi i Putinit është një tjetër tregues se gjërat po shkojnë në drejtimin e gabuar në Ukrainë.
“Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë të bëjë gjithçka që mundemi për të qëndruar pranë popullit të Ukrainës”, duke përfshirë përgatitjen e sanksioneve “të fuqishme” dhe vazhdimin e “fortifikimit” të krahut lindor të NATO-s.
Këto territore tani konsiderohen nga Rusia si shtete sovrane, pjesë e Federatës Ruse, jo të Ukrainës. Në një konferencë drejtuar kombit, shefi i Kremlinit foli për historinë e Bashkimit Sovjetik e tha se Ukraina moderne u krijua tërësisht nga Rusia. Duke iu referuar procesit të nisur pas revolucionit të 1917, Putin foli për rolin e Stalinit e Hrushovit në lidhje me Ukrainën Sovjetike.
/abcnews.al