Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Putin: Nëse Evropa kërkon luftë, ne jemi gati

schedule18:37 - 18 Dhjetor, 2025

schedule 18:37 - 18 Dhjetor, 2025

Presidenti rus Vladimir Putin, po kritikon ashpër qëndrimin e evropianëve ndaj përpjekjeve për të arritur paqen në Ukrainë, duke thënë se ata janë në favor të luftës.

Putin, në deklaratat e tij për gazetarët, thekson se “Evropa nuk ka një program paqeje për Ukrainën, ajo është në favor të luftës”.

Duke iu referuar iniciativave të Donald Trump për t’i dhënë fund luftës, ai thekson konkretisht se:

“Ata filluan të pengonin përpjekjet e administratës aktuale amerikane dhe të Presidentit Donald Trump, për të arritur paqen përmes negociatave. Ata vetë refuzuan bisedimet e paqes. Nuk dua të luftoj kundër Evropës, por nëse ajo na shpall luftë, ne jemi gati”, tha kreu i Rusisë.

Vladimir Putin e ka bërë të qartë edhe një herë se Rusia nuk ka ndërmend të sulmojë Evropën.

“E kam thënë njëqind herë se nuk dua të luftoj Evropën, por nëse Evropa na shpall luftë, ne jemi gati. Nuk ka dyshim për këtë”, theksoi ai në një deklaratë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!