Presidenti rus, Vladimir Putin ka nënshkruar një ligj që ndalon zyrtarët e Kremlimit të përdorin fjalë të huaja gjatë kryerjes së detyrave. Udhëheqësi rus ka amenduar një ligj të vitit 2005 për të mbrojtur dhe mbështetur statusin e rusit, sipas një njoftimi të bërë me dije nga qeveria.
“Kur përdoret rusishtja si gjuhë shtetërore e Federatës Ruse, nuk lejohet përdorimi i fjalëve dhe shprehjeve që nuk korrespondojnë me normat e rusishtes moderne, me përjashtim të fjalëve të huaja që nuk kanë ekuivalente përkatëse të përdorura gjerësisht në rusisht”, thuhet në reagim.
Një listë e fjalëve të huaja që mund të përdoren ende është vendosur të publikohet veçmas, raporton Reuters. Vitin e kaluar, rregullatori rus i komunikimit urdhëroi mediat të heqin raportet që përshkruanin sulmin e Moskës ndaj Ukrainës si një “sulm, pushtim ose shpallje lufte”./abcnews.al