Putin nënshkruan dekretin për rritjen e forcave ushtarake me 15 përqind

schedule21:28 - 1 Dhjetor, 2023

schedule 21:28 - 1 Dhjetor, 2023

Presidenti rus, Vladimir Putin ka nënshkruar një dekret me efekt të menjëhershëm për të rritur numrin e ushtarakëve në forcat e armatosura ruse me pothuajse 170 mijë njerëz, ose rreth 15%.

“Rritja e fuqisë punëtore të ushtrisë me kohë të plotë është për shkak të kërcënimeve në rritje ndaj vendit tonë lidhur me operacionin special ushtarak dhe zgjerimin e vazhdueshëm të NATO-s”, thuhet në dekret.

Sipas asaj që saktësohet nga Ministria e Mbrojtjes, megjithatë nuk parashikohet mobilizim në lidhje me këtë dekret./abcnews.al